Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Deputeti socialist Erion Braçe i është rikthyer debatit për zaptimin e hapësirave publike në Tiranë duke reaguar ndaj fjalëve që sipas tij qarkullojnë se hapësirat që u liruan vitin e kaluar në zonën e Komunës së Parisit po rikthehen sërish në përdorim nga bizneset me miratimin e tij. Braçe e mohon kategorikisht këtë spekullim duke insistuar se nuk ka pasur asnjë komunikim apo marrëveshje me askënd për t’i rikthyer këto hapësira në përdorim privat. “Im atë me tha javën e shkuar se qarkullojnë fjalë në Komunën e Parisit sipas të cilave, hapësirat publike që janë rizënë nga lokale e parkingje, i ke lejuar ti! I thashë dhe po ua them dhe juve: kur unë ndërmarr një veprim në territor, siç ishte aksioni për lirimin e...