Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Durrës një takim me kryetarët e bashkive të vendit, ku u diskutuan sfidat kryesore me të cilat do të përballen bashkitë gjatë vitit, përgatitjet për sezonin turistik dhe nevoja për një betejë të përbashkët politike e shoqërore kundër mbetjeve plastike. Krahas takimit, kreu i qeverisë pati dhe inspektime në disa projekte që po kryhen në qytetin bregdetar. Fillimisht, Rama inspektoi punimet në kantierin e shëtitores “Taulantia” në Durrës me kryebashkiaken Emiriana Sako. Projekti është programuar nga Bashkia e Durrësit dhe financuar nga Fondi Shqiptar të Zhvillimit, mbi projekt-idenë e propozuar nga studioja prestigjioze ndërkombëtare Bofill Taller de Arquitectura. Rama u shpreh se ky investim do të krijojë një bulevard të ri dhe shumë cilësor, teksa shtoi se paralelisht duhet...