Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas vizitës së sotme të kryeministrit Edi Rama në Kosovë, bëhet me dije se edhe presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Kosovës kreu i shtetit do të qëndrojë sot edhe nesër që është edhe 18-vjetori i Pavarësisë. “Me datë 16 dhe 17 shkurt  2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Me këtë rast Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut,  gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, ardhjes më datë 16 shkurt...