Pas përplasjes me kryeministrin, reagon gazetarja Ambrozia Meta

Pas përplasjes me kryeministrin, reagon gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta ka reaguar pas përplasjes me kryeministrin Edi Rama gjatë konferencës së ditës së sotme. Gazetarja ka dhënë detaje duke treguar se përplasja lindi për pyetjet për rastin e Belinda Ballukut. “Në fakt, gjithë thelbi është ai insert që neve sapo pamë në këto momente, që lidhet me gjithë narrativën ose mënyrën se si kryeministri Edi Rama e ka ndërtuar pushtetin e tij dhe ka ndërtuar, si të thuash, ndëshkimin ndaj qytetarëve. Ne kemi parë, në fakt në vitin 2014 ka pasur edhe qytetarë të cilët në pamundësi për të paguar dritat janë futur në burg dhe kanë vrarë madje edhe veten. Ndërkohë që ajo që shikojmë në rastin, dhe të gjitha episodet e tjera që ju i përmendët, ka qenë një refren...