Pas largimit të Shkëlqim Hajdarit, ish deputeti i PD emërohet kryeinspektor i përgjithshëm
Ish deputeti i PD, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i përgjithshëm. Emërimi i tij është bërë sot në mbledhjen e qeverisë. Emërimi i tij erdhi pas largimit të Shkëlqim Hajdarit, i cili e mbante këtë post që prej vitit 2016 kur u emërua nga Këshilli i Ministrave. Pas largimit nga Inspektorati i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari është emëruar prefekt i Tiranës. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv