Pas Kryesisë, Rama mbledh sot në selinë e PS deputetët e qarkut të Tiranës
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mesditën e sotme në orën 14:00, deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë Socialiste. Gazetarja e Vizion Plus Mola Luku raporton se deri më tani nuk dihet se ku do të përqendrohen diskutimet në këtë mbledhje. Ndërkohë një ditë më parë, Rama mblodhi kryesinë e PS-së, ku kërkoi nisjen e punës në terren me takime me qytetarët./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv