Pas Korçës, Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak
Kryeministri i vendit, Edi Rama, pasi vizitoi Korçën, së bashku me investitorët e huaj, ka mbërritur me helikopter në qytetin e Vlorës. Rama mbërriti në qytetin bregdetar me helikopter ushtarak, ndërsa investitorët me një helikopter privat. Helikopterët u ulën në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, ku e priti eskorta për të nisur më pas vizitën në Vlorë. Rama mbërriti te godina e Sheshit të Flamurit, i shoqëruar nga ministrja Kumbaro. Mësohet se ai do të ndalet në projektin e qendrës multifunksionale që po ndërtohet në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku do të ketë një takim me investitorët. Pas vizitës në zonën historike, Rama u nis në drejtim të Orikumit.
Burimi:
vizionplus.tv