Pas Këlliçit në SPAK edhe Indrit Hoxha, miliona për Kuvendin e Rithemelimit dhe 27 “Foltoret”, prokurorët po kërkojnë..

Pas Këlliçit në SPAK edhe Indrit Hoxha, miliona për Kuvendin e Rithemelimit dhe 27 “Foltoret”, prokurorët po kërkojnë..

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thelluar hetimet për një nga çështjet që ka ngelur dhe sot enigmë: financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 dhe 27 “Foltoreve” që Sali Berisha organizoi në mbarë vendin. Bëhet fjalë për shpenzime që arrijnë miliona lekë  për qira sallash, dekor, ekrane të mëdhenj, makina luksoze, karburant, truprojë dhe udhëtime, por që nuk ka asnjë informacion publik se nga erdhën këto para, në një kohë kur Berisha nuk kishte më Partinë Demokratike dhe fondet e saj. Çfarë ka ndodhur? Në stadiumin “Air Albania”, në atë që e quante Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, 11 dhjetorin e vitit 2021, Sali Berisha zhvilloi aktin final të një aksioni të nisur për luftën brenda PD kundër kryetarit të atëhershëm Lulzim Basha. Ky i...