Pas gati një viti arrest, GJKKO vendos sot për fatin e Veliajt

Pas gati një viti arrest, GJKKO vendos sot për fatin e Veliajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të vendosë sot, gati një vit pas arrestimit, nëse dosja ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, do të kalojë ose jo për gjykim me themel. Në seancën e datës 2 shkurt, GJKKO përfundoi shqyrtimin paraprak të dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, i arrestuar më 10 shkurt 2025, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra penale. Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj Veliajt rreth 7 muaj më parë dhe ka depozituar dosjen në Gjykatën e Posaçme. Deri më tani, ende nuk është marrë një vendim nëse çështja do të kalojë për gjykim me themel. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar disa seanca paraprake, të cilat janë shtyrë për arsye të ndryshme procedurale. Në seancën...