Pas fitores së AGT, Rama i “dorëzon” Chriss postin e Kryeministrit: E mori pa protesta, por me zgjuarsi!

Pas fitores së AGT, Rama i “dorëzon” Chriss postin e Kryeministrit: E mori pa protesta, por me zgjuarsi!

Nikolas Bushi u shpall fituesi i edicionit të dytë të spektaklit “Albania’s Got Talent”. Që nga audicionet, ventrilokuisti u dallua si një emër i veçantë, duke magjepsur jurinë dhe publikun me performancat e tij. Pas triumfit, Nikolasi së bashku me personazhin e tij Chriss, ka ndarë në rrjetet sociale një video me Kryeministrin Edi Rama. Me nota humori, Rama i ka dorëzuar fituesit të AGT karrigen e tij, duke e bërë kështu “Kryeministër” për pak minuta. Ai nuk la pa ironizuar as opozitën, ku thekson se Chriss u bë Kryeministër pa protesta, por me zgjuarsi e butësi. Rama: Ja ku janë Chriss dhe Nikolas pas fitores së Albania’s Got Talent. Chriss thotë se na solli mbarësi podcast-i, ndërsa Nikolasi thotë që fitoren e kishim në...