“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të diele, në 18 janar, një bashkëbisedim me qytetarët dhe simpatizantët e tij në zonën e Kombinatit në Tiranë. “Sot jemi në agun e vërtetë të një fitoreje të pashmangshme në betejat e saj të opozitës shqiptare. Unë jam i vetëdijshëm se ju, me të drejtë, jeni të dëshpëruar, jeni të lodhur, të mërzitur. Një opozitë e pamerituar 13-vjeçare është stërmunduese. Jam i vetëdijshëm se armiku që ne kemi përballë nuk respekton asnjë rregull. Por, nga ana tjetër, jam i vetëdijshëm dhe i sigurtë se ne së bashku, sot, jemi në prag të përmbushjes së misionit tonë historik të shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura, apo diktatura autokratike, e cila në shumë aspekte...