Pas 12 vitesh justifikimesh, qeveria pranon se taksat…”/ Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe …

Pas 12 vitesh justifikimesh, qeveria pranon se taksat…”/ Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe …

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas vendimit të qeverisë për uljen me 20% të akcizës së karburanteve, duke e cilësuar këtë si një pranim të vonuar të një të vërtete që, sipas saj, opozita e ka ngritur prej më shumë se një dekade. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se për 12 vite me radhë qeveria ka mohuar ndikimin e taksave në çmimin e karburantit, ndërsa sot, përballë rritjes së çmimeve mbi 200 lekë, detyrohet të ndërhyjë. Sipas saj, kjo tregon qartë se barra fiskale ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka mbajtur çmimet në nivele të larta. Ajo nënvizon se Shqipëria vijon të ketë një nga çmimet më të larta të karburanteve, jo vetëm në rajon por...