Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Partizani”, shtyhet gjyqi për Sali Berishën, kur do të mbahet seanca e radhës
Është shtyrë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”. Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene mëson se seanca e radhës do të mbahet në datën 12 janar. Ai përfaqësohet nga dy avokatë, Klodiana Gjyzari dhe Genc Gjokutaj, ndërsa pretendohet se nuk ekzistojnë faktet penale që e ngarkojnë atë me akuzën e korrupsionit pasiv. Më herët gjatë seancës, avokatja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Klodiana Gjyzari ka bërë parashtrimet e saj. “SPAK si në aktet e formulimit të akuzës nuk ka parashtruar fakte të qarta, çfarë ka bërë Berisha, cila është pasoja, nuk ka sjellë asnjë provë dhe veprim konkret se çfarë ka bërë Sali Berisha. Gjatë këtij procesi do provojmë se ndjekja penale është kryer për qëllime politike duke cënuar pluralizmin në Shqipëri”, ka deklaruar Klodiana Gjyzari./vizionplus.tv