“Partizani”, nis në GJKKO seanca ndaj Sali Berishës
Në Gjykatën e Posaçme ka nisur mbrojtja e ish kryeministrit, Sali Berisha për procesin “Partizani”. Ai përfaqësohet nga dy avokatë, Klodiana Gjyzari dhe Genc Gjokutaj, ndërsa pretendohet se nuk ekzistojnë faktet penale që e ngarkojnë atë me akuzën e korrupsionit pasiv. “SPAK si në aktet e formulimit të akuzës nuk ka parashtruar fakte të qarta, çfarë ka bërë Berisha, cila është pasoja, nuk ka sjellë asnjë provë dhe veprim konkret se çfarë ka bërë Sali Berisha. Gjatë këtij procesi do provojmë se ndjekja penale është kryer për qëllime politike duke cënuar pluralizmin në Shqipëri”, thotë Klodiana Gjyzari.
Burimi:
vizionplus.tv