“Partizani”, Malltezi “përplaset” me prokuroren Enkeleda Millonai

“Partizani”, Malltezi “përplaset” me prokuroren Enkeleda Millonai

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po mbahet seanca e dosjes “Partizani”. Sot, mbrojtja po parashtron fakte për të kundërshtuar akuzën e SPAK, ndërsa fjalën e ka marrë Jamarbër Malltezi i cili lexon 200 faqe kundërshtime. Malltezi, në fjalën e tij, nuk ka kursyer as akuzat për prokurorët e SPAK. “Nuk është ndjekje penale, por përndjekje politike. Ka shkelje konventore ndërkombëtare. Qysh në 1215, Magna Carta ndaloi akuzat pa baza dhe dënimet pa fakte. Sot kemi një situatë të tillë. Enkeleda Millonai është emëruar nga Taulant Balla, i cili ka kallëzuar dosjen në emër të Partisë Socialiste. Prokurori Arben Kraja ka qenë hetues i Sigurimit të Shtetit. Unë kam qenë një nga studentët që e kanë kundërshtuar sistemin komunist sepse grabiste pronat e...