“Partizani”, Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

“Partizani”, Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka dalë në një komunikatë për mediat këtë të premte, ku po flet lidhur me çështjen e dosjes “Partizani” kundër tij dhe për gjyqtaren Irena Gjoka. “Ne sot do ju paraqesim vetëm pesë shkelje që tregojnë falsifikime nga ana e prokurorisë dhe e gjykatëses Irena Gjoka dhe me radhë, për t’ju treguar pse prokurorët kanë frikë që kjo çështje të ketë kamera në sallë. Gjithashtu këtu ne do të tregojmë vetëm pesë, por ka mbi 30-35 falsifikime nga ana e prokurorëve politikë.”, tha Malltëzi. Gjatë konferencës për mediat, Malltezi lexoi disa mesazhe që sipas tij vërtetonin se kishte patur një komunikim mes prokurorëve dhe gjyqtares Irena Gjoka, para marrjes së vendimeve. “Dy komunikime me prokuroreve dhe gjyqtaarëve, e para...