Partia e Lirisë paraqet shqetësimet para misionit faktmbledhës të PPE, Blushi: Situata në Shqipëri alarmante!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, bëri të ditur se gjatë një takimi që partitë e vogla parlamentare zhvilluan me Misionin Faktmbledhës të Partitë Popullore Europiane në Parlamentin Europian, prezantoi qëndrimet e forcës politike që përfaqëson mbi situatën aktuale në Shqipëri. “Paraqita një ekspoze të qartë dhe të detajuar mbi zhvillimet në vend, me theks te narkoshteti, zgjedhjet dhe burgosja politike e Presidentit Ilir Meta”, u shpreh Blushi. Ai theksoi se diskutimi u fokusua në çështje që, sipas tij, lidhen me standardet demokratike, proceset zgjedhore dhe shtetin e së drejtës në vend. Blushi shprehu gjithashtu mirënjohje për Partitë Popullore Europiane për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite ndaj Shqipërisë dhe perspektivës së saj europiane, duke e cilësuar bashkëpunimin me partnerët europianë si të...
Burimi:
sot.com.al