Partia e Lirisë kundër ndryshimeve në Kodin Penal në Parlament, Xhixho: Mburojë për qeverinë
Parlamenti po kthehet në një mburojë politike për qeverinë. Kështu u shpreh deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, para Kuvendit, duke sulmuar ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale. Sipas saj, nismat ligjore synojnë të mbrojnë zyrtarët nga hetimet, ndërsa qytetarët përballen me masa të ashpra për shkelje të vogla. “Nuk ka barazi para ligjit. Ndryshe sillemi me qytetarin dhe ndryshe me zyrtarin që vjedh”, tha ajo, duke e cilësuar situatën si një “puc kushtetues”. Në të njëjtën seancë, Partia e Lirisë ka sjellë dy projektligje që, sipas Xhixhos, lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme të njerëzve. Propozimi i parë kërkon uljen e TVSH-së për produktet bazë të shportës nga 20% në 5%. “Nuk po flasim për luks, por për mbijetesë”, theksoi ajo, duke shtuar...
Burimi:
sot.com.al