Partia e Lirisë kërkon pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe Karbonit, Xhixho: Qeveria po refuzon të veprojë
Partia e Lirisë i është rikthyer të dielën apelit të saj drejtuar qeverisë për pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit nga çmimi i naftës, duke kritikuar rritjen në 215 lekë për litër. “Rreth 60% e çmimit janë taksa që shkojnë direkt në arkën e shtetit”, thuhet në reagimin e Erisa Xhixhos në Facebook. . Ajo krahason situatën me vendet e rajonit, duke theksuar se atje janë marrë masa për të frenuar rritjen e çmimeve, si kufizimi i fitimeve në Kosovë, ulja e akcizës në Mal të Zi, ulja e TVSH-së në Maqedoninë e Veriut dhe ndërhyrjet në Serbi. Në deklaratë ajo argumenton se edhe një ulje e mundshme e akcizës me 20% do të kishte efekt minimal në çmimin final....
Burimi:
sot.com.al