“Partia e Lapajt, si flluskë sapuni. Problem fakti që nuk dalin të figura të reja të besueshme”
Juristi Idajet Beqiri ka komentuar mbi rolin e forcave të reja politike në skenën shqiptare, duke theksuar se problemi kryesor është mungesa e figurave të besueshme dhe tërheqëse. Për Lëvizjen “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, Beqiri tha se erdhi “si flluskë sapuni”. “Në forcat e reja, e keqja më e madhe është që nuk dalin ata të rinj që të jenë të besueshëm dhe të tërheqin. Dalin elementë që populli i njeh. Dalin disa që janë figura që goditen. Ka disa figura të reja intelektuale që duhet të dalin dhe nëse e marrin ata situatën në dorë dhe shihet që janë të baraslarguar nga Berisha apo Rama, njerëzit edhe të vijnë nga mbrapa,” u shpreh Beqiri. Në emisionin “3D”, ai analizoi edhe rezultatin...
Burimi:
javanews.al