Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike mblodhi këtë të hënë Kryesinë. Gjatë mbledhjes u morën disa vendime sa i përket riorganizimit të partisë. Vizion Plus mëson se zgjedhjet në degët e PD-së në të gjithë vendin të përfundojnë deri më 30 prill. Po ashtu është caktuar që procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të zhvillohet më 23 maj, ndërsa Kuvendi Kombëtar do të mblidhet më 6 qershor. Ndërkohë, është përcaktuar edhe kalendari për proceset e tjera organizative brenda partisë.