Parlamenti shqiptar shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, Kuko: Siguria kombëtare mbi çdo politikë!

Parlamenti shqiptar shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, Kuko: Siguria kombëtare mbi çdo politikë!

Parlamenti shqiptar shpalli sot Iranin shtet që sponsorizon terrorizmin. Me 79 vota pro dhe votën abstenim të Redi Mucit nga Lëvizja Bashkë, Kuvendi miratoi rezolutën që shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit. Në rezolutë i bëhet thirrje qeverisë të shpallë menjëherë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste, si dhe të shpallë gjithashtu Hezbollah si një organizatë terroriste proxy të Republikës Islamike të Iranit. Deputetja e PS, Romina Kuko, deklaroi se influenca iraniane ka qenë prezente në vend dhe paraqet kërcënim ndaj stabilitetit, sidomos për shkak të pranisë së opozitës iraniane, muxhahedinëve, të cilët janë të mbrojtur në Shqipëri. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus me moderatorin Aleksandër Furxhi, Kuko theksoi se Shqipëria ka pësuar një sulm...