“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Fatmir Mediu: U shkelën dy nene, deputetët të painformuar
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 110 vota pro pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Deputeti Fatmir Mediu i ftuar në një emision televiziv tha se çështjet e sigurisë duhet të trajtohen në mënyrë serioze dhe të merret në konsideratë Kushtetuta. Mediu theksoi se janë shkelur dy nene dhe se shumica e deputetëve nuk ishin të informuar se për çfarë po votonin. “Nuk bëj pjesë te ai grup që shikon sipërfaqen. Çështja e sigurisë nuk është pronë private e kryeministrit; ajo trajtohet në mënyrë serioze dhe merret në konsideratë Kushtetuta. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të prishim marrëdhëniet e brendshme. Ne, si shqiptarë, kemi shprehur interesin për të qenë pjesë e BE-së. Çdo lloj diskutimi duhet të ketë pikëpyetje sa i...
Burimi:
sot.com.al