Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave
Në një raport të së mërkurës, eurodeputetët theksojnë se zgjerimi i Bashkimit Europian forcon sigurinë dhe parandalon krijimin e zonave gri destabilizuese gjeopolitike. “Mali i Zi dhe Shqipëria kanë vendosur tashmë objektiva ambicioze për përfundimin e negociatave deri në fund të viteve 2026 dhe 2027 përkatësisht. BE duhet të inkurajojë këto vende kur ambicia e tyre shoqërohet me reforma konkrete”, thuhet në raport ndërsa eurodeputetët bëjnë thirrje për heqjen e çdo pengese prej BE-së. Sipas eurodeputetëve, kostoja do të ishte më e lartë në rast moszgjerimi. Progresi duhet të mbetet i bazuar në meritë, i drejtuar nga vlerat dhe i kushtëzuar nga reformat. “Duke rikonfirmuar se procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i bazuar në meritë dhe i kthyeshëm, dhe se asnjë vend nuk duhet...
Burimi:
javanews.al