“Parlamenti bosh”, ironizon Erion Braçe: Kjo është e papranueshme, flasim për arsimin por mungon vetë ministrja
Teksa në Parlament po diskutohej projektligji për Arsimin, salla e seancës plenare thuajse ishte bosh, pasi deputetët dhe ministrat, thuajse janë larguar të gjithë. Në lidhje me ketë, deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar mungesën e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro. Braçe tha se po diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme dhe mungesa e ministres është një problem i madh. “Ky parlament ka probleme të mëdha me arsimin. Të diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme dhe salla të jetë bosh për shumicën e kohës reflekton shumë. Të mungojë edhe ministrja e Arsimit pastaj, është problem akoma më i madh,” deklaroi Braçe.
Burimi:
sot.com.al