‘Parku teknologjik, vetëm në letra’, Blushi denoncon nga Durrësi: Rama e prezantoi funksional, sot nuk ka asnjë ndërtim
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar të martën një denoncim publik nga zona e Xhafzotajt në Durrës, ku sipas tij duhet të ishte ndërtuar “Durana Tech Park”, një park teknologjik i prezantuar nga qeveria si qendër inovacioni dhe ekselence për bizneset e teknologjisë dhe start-up-et. Blushi deklaroi se në terren nuk ekziston asnjë ndërtim dhe se zona është aktualisht një livadh, në kundërshtim me projektin 3D të prezantuar nga kryeministri Edi Rama në prill të vitit të kaluar. Sipas tij, qeveria kishte njoftuar asokohe se parku ishte funksional dhe se rezidentët e parë kishin marrë edhe certifikatat përkatëse. Sipas denoncimit, “Durana Tech Park” gëzon status të veçantë ligjor bazuar në ligjin nr. 58/2021 dhe vendime të Këshillit të Ministrave, duke...
Burimi:
sot.com.al