Parku i Liqenit të Paskuqanit, Rama: 84 hektarë hapësirë e gjelbër, shembull për kryeqytetin

Parku i Liqenit të Paskuqanit, Rama: 84 hektarë hapësirë e gjelbër, shembull për kryeqytetin

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot Parkun e Liqenit të Paskuqanit, një hapësirë e gjelbëruar prej 84 hektarësh, ku infrastruktura totale përfshin pedonalen e re 5.2 km, amfiteatrin, molin, kënde lojërash, korsi biçikletash, e fusha sportive Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli prezantoi të gjithë projektin e përfunduar. Suli tha se ka një interes të madh për ndërtime private, të cilët janë menduar jo më shumë se 3 kate në afërsi të parkut. Suli: Mbështetje e jashtëzakonshme nga ju kryeministër për bashkinë e Kamzës. Është viti i 3 sepse ke qenë disa herë dhe askush nuk e imagjinon që ky park është ndërtuar nga e para prej 84 hektarësh me ambiente sportive, mol, amfiteatër. E kemi mbushur me rreth 80 mijë pemë. Pedonalja rreth e përqark është 5.2 kilometër....