Parku eolik i Tropojës, Rama: Drejt përmbushjes së objektivit për ta bërë Shqipërinë vend sovran në prodhimin e energjisë
Kryeministri Edi Rama dhe Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizituan sot parkun eolik të Tropojës, një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e energjisë në vend. Rama tha se finalizohet një përpjekje 2-vjeçare dhe shprehu besimin se, brenda 12 muajve dhe pa llogaritur periudhën e dimrit intensiv, ky park energjetik do të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Ai shtoi se ky investim është pjesë e strategjisë për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë, duke shmangur nevojën për të blerë sasi të mëdha energjie me çmime të larta nga tregu ndërkombëtar gjatë periudhave kur mungojnë shirat. Rama: Më vjen mirë që sot finalizojmë një përpjekje 2-vjeçare. Ne shpresojmë që gjithçka...
Burimi:
vizionplus.tv