“Parku eolik i Tropojës dëshmi e transformimit energjetik të Shqipërisë”, Balluku: Po shkojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizituan sot parkun eolik të Tropojës, një nga projektet më të rëndësishme në sektorin e energjisë së rinovueshme në vend. Gjatë vizitës, Balluku theksoi se ky projekt përfaqëson më shumë se një investim energjetik. “Parku eolik i Tropojës nuk është vetëm një investim energjik, por është dëshmi e transformimit që po merr Shqipëria. Sektori energjetik shqiptar po kalon në një fazë të re,” u shpreh ajo. Zëvendëskryeministrja nënvizoi se vendi po shkëputet nga varësia energjetike dhe po ndërton një ekonomi të qëndrueshme. “Shqipëria tashmë nuk është më e varur energjetikisht. Po shkojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme, ku tranzicioni energjetik nuk është më një ide apo premtim, por një realitet që po...
Burimi:
vizionplus.tv