Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë, 12 janar, në parkun eolik të Tropojës, bashkë me ministren e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku. “Ky projekt dëshmon se sektori energjitik shqiptar po hyn në një fazë të re ku investimet e huaja po shndërrohen në një motor rritjeje”, deklaroi ministrja Balluku. Sipas saj, ky tranzicion është një realitet që po merr formë çdo ditë, duke ndryshuar hartën energjitike të vendit. “E nisëm rrugëtimin në vitin 2018, jo më me varësi nga hidrocentralet e ndërtuara gjatë kaskadës së Drinit apo ato të jugut, por një skemë e re që do bazohej mbi krijimin e burimeve alternative”, theksoi ajo. “Në energjinë e erës, për herë të re po hyjmë në fazën e realizimit të projekteve konkrete. Kjo nuk është...
Burimi:
javanews.al