“Paratë e pista gjejnë strehë ligjore”/ Tabaku, reagon ashpër: Ligji për amnistinë fiskale është thellësisht i padrejtë

“Paratë e pista gjejnë strehë ligjore”/ Tabaku, reagon ashpër: Ligji për amnistinë fiskale është thellësisht i padrejtë

Hyrja në fuqi e ligjit të ashtuquajtur “paqja fiskale” është bërë në heshtje dhe pa një akt publik firmosjeje, një fakt që, sipas deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, tregon seriozitetin e dyshimtë dhe rrezikun e këtij ligji për ekonominë dhe shtetin ligjor. Tabaku e cilëson ligjin si amnisti fiskale, duke paralajmëruar se ai legalizon dhe formalizon pastrimin e parave në Shqipëri, në një kohë kur fenomeni është i dokumentuar prej vitesh nga raporte ndërkombëtare, veçanërisht në sektorë si ndërtimi, lojërat e fatit dhe turizmi. Sipas saj, problemi i ligjit nuk qëndron vetëm te e shkuara, por te pasojat për të ardhmen: • krijon stimul për ekonominë informale, • dërgon mesazhin se mospagimi i taksave shpërblehet, • dhe minon rëndë konkurrencën e ndershme. Tabaku thekson...