Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS
Në mbledhjen që zhvilloi ditën e sotme me kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike, Sali Berishaparalajmëroi valë spastrimesh të atyre që kanë bashkëpunuar me Partinë Socialiste, apo vijojnë të përfitojnë nga kjo forcë politike për interesa të tyre personale në “kurriz” të anëtarësisë. “Individë të caktuar, të cilët për hir të bizneseve të tyre kanë bashkëpunuar me kundërshtarin tonë, ata nuk kanë vend në mënyrë absolute në Partinë Demokratike. Ata të shkojnë tek partia e tyre e krimit. Se të flirtosh me partinë e krimit është krim ndaj opozitës. S’janë të shumtë, aq sa janë”,- tha Berisha gjatë mbledhjes. Krydemokrati nuk kurseu kritikat as për ata drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në qytetet e vendit, të cilët sipas tij, nuk u angazhuan në zgjedhjet...
Burimi:
javanews.al