Paralajmërimi për sulmet në vend, Braçe: Paniku mund të godasë ekonominë, turizmi po shënjestrohet prej muajsh

Paralajmërimi për sulmet në vend, Braçe: Paniku mund të godasë ekonominë, turizmi po shënjestrohet prej muajsh

Deputeti socialist Erion Braçe tha se njoftimi i ambasadës amerikane është çështje që duhet trajtuar në komisionet parlamentare dhe nuk duhet përhapur panik. Kjo godet sektorin ekonomik të turizmit, tha ai ndërsa vërejti se është një përpjekje që vijon prej muajsh. “Këto janë çështje që diskutohen në komisionet parlamentare, konsumohen atje dhe me vëmendje për të mos shkaktuar panik mbi të ardhurat ekonomike. Turizmi është degë e ekonomisë që zhvillohet vetëm me besimin dhe prej muajsh ka një përpjekje shumë të madhe për ta goditur, boll me kaq!”, tha Braçe. Braçe solli në vëmendje edhe interpelancën e kërkuar që në shkurt me ministrin e Bujqësisë, i cili kësaj here s’ndodhet i pranishëm për shkak të një angazhimi në Kosovë. “Çështja që e kam thirrur ka...