Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë
Analisti Preç Zogaj, duke komentuar paralajmërimin e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë për shtetasit e vet për sulme të mundshme nga qarqe të lidhura me Iranin, u shpreh se kjo nuk është një deklaratë boshe, por që paralajmërojnë rreziqe nga grupet iraniane. “Deklaratë rutinë nga ato që bën ambasada, kur paralajmëron shtetasit e vet. Por kjo nuk është kaq rutinë, mendoj se një deklaratë që përfshin shtete ndërluftuese dhe palë ndërluftuese, është në sintoni për të mos thënë se ka marrë një pjesë të tekstit nga DASH. Pra nuk duket se është deklaratë kot. Unë kam parë mediat e huaja dhe nuk kam parë si lajm. Por po të ishte dhënë, së paku në Itali do të publikohej. Mendoj se është një deklaratë, që paralajmëron...
Burimi:
javanews.al