Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u shpreh se rreziku më i madh që mund t’i kanoset sigurisë së një vendi është krijimi i perceptimit të gabuar se është një vend i pasigurt. Në një konferencë për shtyp, Lamallari u shpreh se Shqipëria nuk e ka luksin të perceptohet si vend i pasigurt, ndërsa shtoi se pasiguria më e madhe krijohet nga lufta hibride dhe agjenda të caktuara politike. “Policia e Shtetit tashmë ka ngritur kapacitetet e nevojshme për t’ju përgjigjur kërcënimeve të ndryshme që mund të vijnë edhe në forma hibride, edhe ato që zhvillohen përmes dezinformimit në rrjetet sociale apo metoda të ndryshme që mund të përdorin për të krijuar destabilitet ose përshtypje të një vendi të pasigurt dhe ky është dëmi...