Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria
Ndërtesa e Kryeministrisë është blinduar që prej pasdites së sotme me veshje metalike, parapërgatitje këto për protestën kombëtare të thirrur ditën e nesërme nga Partia Demokratike. Kjo protestë, e cilësuar nga demokratët si “madhështore” do të nisë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qëllimi i këtij tubimi është rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë ende nuk dihet nëse Berisha apo të tjerë do të mbajnë fjalë përpara qytetarëve apo se cili është organizimi. Sipas kryedemokratit Sali Berisha kjo protestë do të jetë pa ndalim deri në realizim të qëllimit ndërsa nuk janë mohuar dhe skenarët e tjerë deri në arritjen e grevës së urisë. Protesta është kombëtare çka pritet pjesëmarrja e qytetarëve dhe nga rrethet, por sesa do...