“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

Nga Korça, Ervin Salianji akuzoi lidershipin e PD-së për sjellje me dy standarde, me drejtësinë. “Takimet me demokratët shqetësojnë Ramën, staus qouja në PD i intereson vetëm Ramës. Demokratët në çdo qytet janë të qartë se çfarë duhet për PD, lidershipi i PD është i paqartë, paradite kërkon bashkim pasdite ofron përjashtime, paradite mbron drejtësinë, pasdite sulmon me libër shtëpie SPAK, paradite shajnë oligarkët, pasdite s’kanë fjalë për paqen fiskale dhe amnistinë fiskale që fitojnë vetëm oligarkët dhe ata që ja kanë hedhur shtetit. Në mëngjes thonë që avokati i popullit u zgjodh nga Rama, pasdite nuk thonë asgjë kur avokatja e popullit e propozuar nga PD merr funksion nga Rama. S’mund të ecim me këtë paqartësi strategjike, ku gjithë paraditeve PD të thotë që...