Paraburgimi në Shqipëri, KiE propozon disa rekomandime: Të vlerësohet periodikisht

Paraburgimi në Shqipëri, KiE propozon disa rekomandime: Të vlerësohet periodikisht

Ekspertët e Këshillit të Europës kanë lëshuar disa rekomandime kryesore për të adresuar problemin e paraburgimit në Shqipëri. Në dokumentin që mban firmën e gjyqtarit belg Theo Byl, zv/prokurorit të Përgjithshëm të Kasacionit në Itali, Nicola Lettieri dhe gjyqtarit portugez, Filipe César Marques thuhet se duhen sqaruar konceptet e paqarta ligjore dhe të ketë përkufizime të qarta sa i përket termave “arsye të rëndësishme” ose “rrezik i veçantë”. Ata rekomandojnë përafrimin e terminologjisë me standardet ndërkombëtare për të garantuar parashikueshmëri dhe siguri juridike. Sipas tyre duhen forcuar kërkesat për arsyetim gjyqësor. “Duke kërkuar që gjyqtarët të japin arsyetime të individualizuara dhe specifike për rastin kur vendosin paraburgimin. Futja e mjeteve të strukturuara të vlerësimit të rrezikut, për të ndihmuar gjyqtarët të vlerësojnë nëse masat më...