Paraburgimi/ Baton Haxhiu: Si mund të mbahet Ilir Meta në paraburgim dy vjet, është torturë

Paraburgimi/ Baton Haxhiu: Si mund të mbahet Ilir Meta në paraburgim dy vjet, është torturë

Analisti Baton Haxhiu ka folur për paraburgimin dhe nismën e kryetarit të Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit. Haxhiu tha se në vendin tonë ka një qasje mjaft të ashpër dhe represive, e cila nisi veçanërisht kur u krijuan aksionet ndaj personave që nuk paguanin energjinë apo ujin. Analisti tha se paraburgimi u kthye në kulturë dhe kemi raste për të cilat duhet të na vijë turp, siç është mbajtja e Ilir Metës në paraburgim prej dy viteve. “Paraburgimi u krijua si e vetmja mënyrë për të bindur qytetarin për të paguar për shërbimin që merr. Kjo u shndërrua në një kulturë të ndëshkueshmërisë së ashpër. Po vijmë te një moment kur paraburgimi është bërë rregull, diçka i cili na duket normale, pasi...