Para nisjes në Bruksel, Edi Rama mbledh grupin parlamentar, e pranishme dhe Balluku

Para nisjes në Bruksel, Edi Rama mbledh grupin parlamentar, e pranishme dhe Balluku

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne grupin parlamentar. Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, mëson se e pranishme në mbledhje është edhe Belinda Balluku, e cila tashmë është e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe aktualisht gëzon vetëm statusin e deputetit. Ky takim vjen para nisjes së kryeministrit në Bruksel. Në orën 14:00 Rama do udhëtojë drejt Brukselit, ku do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta. Shqipëria është në një fazë kyçe në procesin e integrimit, ajo ka hapur negociatat për të gjithë kapitujt dhe po punon për mbylljen e secilit prej tyre./vizionplus.tv