“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, gjatë aktivitetit për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik sot në 7 prill, bëri dhe një përmbledhje për faktin sesi ka performuar ekonomia gjatë vitit 2025. Ibrahimaj u shpreh se papunësia është vetëm 8.3 përqind. Ajo shtoi se paga mesatare në rang kombëatar është 87 mijë lekë. Ibrahimaj vlerësoi se pagat rriten vit pas viti. Ministrja u shpreh se janë publikuar 1500 vende të lira pune në portalin puna.gov.al, ku institucionet publike janë detyruar të paraqesin të dhënat e tyre. Delina Ibrahimaj: Më 2025, PPB arriti në 27 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat për frymë arritën më mbi 11 mijë euro. Papunësia sot është 8.3 përqind dhe punësimi është gati 70 përqind. Pagat janë rritur...