Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre
Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në Panairin e Produkteve Bujqësore që do të zhvillohet në Elbasan më 13 dhe 14 mars. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen panairit “Nga toka jonë në sofrën tuaj”, ku fermerë dhe prodhues vendas do të prezantojnë produktet e tyre. “Mirëmëngjes dhe me ftesën që në datat 13 dhe 14 mars, të bashkoheni në Elbasan në Panairin e Produkteve Bujqësore ‘Nga toka jonë në sofrën tuaj’, ku fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. Panairi synon të promovojë produktet bujqësore vendase dhe të krijojë një mundësi më të madhe për fermerët dhe prodhuesit shqiptarë...
Burimi:
javanews.al