Paketë ligjore për sigurinë ushqimore, fokusi te mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve

Paketë ligjore për sigurinë ushqimore, fokusi te mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve

Një paketë e re ligjore për forcimin e kontrolleve dhe sigurisë ushqimore është gati nga qeveria.Kjo nismë e re, e cila pritet të vijë së shpejti në parlament është në përmbushje të direktivave të komisionit europian për kapitullin e “bujqësisë” i cilësuar si më sfiduesi sa i përket procesit të anëtarësimit në union. “Ligji i ri për kontrollet zyrtare dhe puna për ligjin e ri të ushqimit, përbëjnë hapa moderne dhe të besueshme për sigurinë ushqimore. Shqipëria është në rrugën e duhur, thjesht duhet të ndryshojë marshin, një marsh më të shpejtë.  Është kapitull me ndikim të drejtpërdrejt në politikë. Ajo lidhet me shëndetin e qytetarëve, besimin e konsumatorit, funksionimin e tregut të brendshëm në Shqipëri.  Një nga sfidat më të mëdha në procesin e...