‘Paketa Fiskale rrezik për administrimin tatimor’, qeveria shqiptare kundër FMN: Nuk cenohet qëndrueshmëria fiskale

‘Paketa Fiskale rrezik për administrimin tatimor’, qeveria shqiptare kundër FMN: Nuk cenohet qëndrueshmëria fiskale

Ministria e Ekonomisë ka kundërshtuar deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me ‘Paqen Fiskale’. Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi se Paqja Fiskale nuk do të cenoj qëndrueshmërinë fiskale, ndonëse kjo marrëveshje parashikon anulimin e borxhit dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare duke i hapur kështu rrugë evazionit fiskal. “Paqja fiskale nuk e rrezikon qëndrueshmërinë fiskale. Ne jemi duke ecur në përputhje me direktivat e BE që në rrugën e integrimit të kemi një pasqyrë të pastër edhe në drejtim të biznesit. Nuk shoh komponent të cenimit të qëndrimit fiskal. Kemi patur fokus kryesor këto zëra. Këto nuk janë fjalë, shifrat e tregojnë më së miri”, shprehet Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë