“Paketa e Maleve”/ Rama vendos kushte për rikandidimin e kryebashkiakëve: 10 kontrata të firmosura dhe 3 ndërmarrje të miratuara
Gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi se zgjedhjet e ardhshme vendore janë një mundësi për të përfshirë diasporën dhe për të nxitur projekte konkrete zhvillimi në zonat rurale. Ai përmendi “Paketën e Maleve” dhe linjat e kredisë së Bankës së Shqipërisë si instrumente kyçe për krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta mes bashkive dhe grupeve lokale. Rama sqaroi se kandidatët për kryetarë bashkie duhet të kenë të firmosura të paktën 10 kontrata të paketës së maleve dhe tre ndërmarrje të miratuara për të pasur të drejtën të rikandidojnë. Rama: Zgjedhjet e reja vendore janë momenti për t’i kthyer diasporës vëmendjen që meriton, me fakte, jo me takime dhe festa. Ka dy element që të gjithë i kanë në dispozicion. Paketa e Maleve dhe...
Burimi:
vizionplus.tv