“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, njofton se qeveria ka miratuar zonat prioritare për 9 bashki në kuadër të “Paketës së Maleve”. Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, ministri tha se këto bashki kanë kaluar në fazën e shqyrtimit të kërkesave për përfitim dhe se procesi po ecën me ritme të shpejta. Demo tha se puna do të vijojë edhe në javët në vijim për zgjerimin e mëtejshëm të programit. “Kemi miratuar zonat prioritare për 9 bashki për Paketën e Maleve. Berat, Vlorë, Kavajë, Durrës, Dimal, Mirditë, Himarë, Librazhd dhe Rrogozhinë.janë gati që të vazhdojnë me procedurat për trajtimin e kërkesave për përfitimin nga paketa, bashki të cilat i kanë të miratuara zonat prioritare, janë në fazën e ezakurimit të...