Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat
Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të premteje ministrat. Kujtojmë se mbledhja e djeshme, 26 shkurt, që zgjati 9-orë, e Edi Ramës me grupin parlamentar përfundoi me ndryshime në Këshillin e Ministrave. Belinda Balluku la kabinetin qeveritar në dy funksionet, si zëvendëskryeministre dhe ministre e energjisë dhe infrastrukturës, post të cilin e mbante që prej janarit 2019 ose për tre mandate. Albana Koçiut, e cila mbante postin e ministres së brendshme, do të jetë numri dy i qeverisë ndërsa Enea Karakaci do të jetë ministri i ri i Infrastrukturës dhe energjisë. Ai ka drejtuar OSHEE që nga qershori i vitit 2023 ndërsa ka mbajtur poste të rëndësishme në këtë dikaster. Besfort Lamallari largohet nga drejtësia për...
Burimi:
javanews.al