“Pak ditë me shi, Durrësi shndërrohet në kënetë”/ Denoncon, Vangjeli: Emirjana Sako të japë menjëherë dorëheqjen
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën e rëndë në qytetin e Durrësit, duke e cilësuar përmbytjen e lagjeve pas çdo shiu si pasojë direkte të keqmenaxhimit dhe korrupsionit në Bashkinë Durrës. Në një deklaratë publike, Vangjeli akuzon kryebashkiaken Emirjana Sako dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës për dështim të plotë në mirëmbajtjen e kanalizimeve, ndërsa paralelisht, sipas saj, fondet publike shpërndahen përmes tenderëve klientelistë te kompanitë e lidhura me familjarë të pushtetit. Sipas PD-së, qytetarët e Durrësit po përballen me dëme të rënda dhe përmbytje të përsëritura, ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi dhe korrupsioni thellohet. Genta Vangjeli: Mjaftojnë pak ditë me shi, që Durrësi të shndërrohet në kënetë. Qytetarët zgjohen me ujë nëpër oborre dhe brenda shtëpive, ndërsa rrugët e...
Burimi:
sot.com.al