Pagat e magjistratëve, Ulsi Manja shpjegon ku nisi “përplasja”: Sistemi i pagave jo listë dëshirash…
Debati për rritjen e pagave të magjistratëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka ‘mbërthyer’ vendin këto javë. Nga njëra anë janë magjistratët që kërkojnë rritjen e pagës së tyre, ndërsa nga ana tjetër është kryeministri Edi Rama që e quan këtë kërkesë absurde. Tashmë çështja është në derën e Kushtetueses, por sipas Ulsi Manjas, kjo nuk është hera e parë që magjistratët i drejtohen kësaj gjykate për këtë çështje. I ftuar në një studio televizive, Kryetar i komisionit të ligjeve ka sqaruar zanafillën e këtij debati. “E kam ndjekur debatin sepse vij nga ai sistem, sepse jam kryetar i komisionit të ligjeve, ish ministër i drejtësisë, dhe për faktin se jam dëshmitar i miratimit të ligjit për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Kur them ligj...
Burimi:
sot.com.al