“Padia në SPAK nuk është shaka politike”, sa vite burg rrezikon Këlliçi nga kallëzimi i Bardhit

“Padia në SPAK nuk është shaka politike”, sa vite burg rrezikon Këlliçi nga kallëzimi i Bardhit

Paraqitja e Belind Këlliçi ditën e djeshme në SPAK u shoqërua me një përpjekje për ta relativizuar dhe zvogëluar peshën e kallëzimit penal, kështu që me qëllimin e ‘ndreqjes’ së biografisë Gazment Bardhi nxori këshilltarin e tij ligjor, Marash Logu, i cili u përpoq ta etiketonte si “mashtrim” raportimin e gazetës TemA se Këlliçi është kallëzuar për financim të paligjshëm të Kuvendit të Rithemelimit. Sipas tij, padia paska të bëjë vetëm me falsifikimin e vulave dhe me asgjë tjetër, duke qenë në të njëjtën linjë me deklaratën e Këlliçit kur doli nga SPAK ‘për gjëra periferike’. Mirëpo, po të shohësh bazën ligjore të kallëzimit penal të Bardhit ndaj Këlliçit dhe të tjerëve, del qartë se padia është më e gjerë dhe më e thellë Çfarë...